• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Trajneri i skuadrës ruse flet për lojtarin nga Kosova

21/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Rubin Kazanit, Rashid Rakhimov, ka komentuar të ardhmen e sulmuesit nga Kosova, Mirlind Daku, duke lënë të hapur mundësinë e një transferimi gjatë verës.

Në një konferencë për media para sfidës së fundit të sezonit ndaj Orenburgut, Rakhimov konfirmoi se për Dakun ka interesim nga disa klube, por asgjë ende nuk është vendosur.

“Ka interesim nga klube të ndryshme për Dakun, por ne nuk kemi marrë ende një vendim.

Do të shohim zhvillimet gjatë një ose dy javëve të ardhshme,” tha Rakhimov.

Ai la të kuptohet se e ardhmja e sulmuesit 27-vjeçar pritet të qartësohet shumë shpejt – ndoshta brenda një ose dy javësh.

Daku është në prag të një arritjeje të madhe personale, pasi me 14 gola të shënuar në këtë sezon të Premier Ligës ruse, ndodhet shumë pranë titullit të golashënuesit më të mirë të kampionatit. Aktualisht, vetëm sulmuesi i Spartak Moskës, Manfred Ugalde, ka më shumë – 16 gola.

Ndeshja vendimtare për titullin e golashënuesit zhvillohet të shtunën, dhe mund të jetë edhe paraqitja e fundit e Dakut me fanellën e Rubin Kazanit – një fund i mundshëm për një sezon mbresëlënës dhe një fillim i ri në horizont.

Next Post

Mediat pranë Milanit janë të sigurta, zbulojnë emrin e trajnerit që Igli Tare synon të sjellë te kuqezinjtë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.