Dani Karvahal gati për t’u rikthyer pas dëmtimit të rëndë në gju që e ka mbajtur jashtë që nga nëntori. Kapiteni i Real Madridit synon fort që të fitojnë Kupën e Botës për Klube.“Ndihem shumë mirë dhe po rikthehem në formë. Do të vazhdoj stërvitjen në javët në vijim dhe do të shkoj në Kupën e Botës për Klube. Atje do të filloj të punoj me ekipin dhe do të vlerësoj se kur mund të garoj”, tha ai në një konferencë për shtyp, siç raportohet nga Marca.
Spanjolli foli më pas për çështjen e Çabi Alonsos, për të cilën është pyetur disa herë: “Nuk e di nëse është zyrtare apo jo. Duket se ai (Çabi Alonso) do të vijë. Nuk kam pasur ende mundësinë të flas me të. Ai e njeh klubin më mirë se kushdo tjetër. Si lojtar, ai e mbrojti klubin për shumë vite. Ai e di se çfarë do të thotë të jesh lojtar i Real Madridit dhe mendoj se kjo është gjithashtu një avantazh për të në rolin e tij si trajner.”
Lidhur me suksesin që Çabi Alonso mund të ketë te Real Madridi, ai tha: “Koha do ta tregojë, apo jo? Nëse Çabi Alonso është personi i duhur për ta ndryshuar Real Madridin këtë vit, ku nuk kemi fituar asnjë nga tre titujt kryesorë. Por ky është futbolli. Rezultatet janë ato që përcaktojnë të ardhmen e trajnerëve dhe lojtarëve. Ato janë cikle. Kam pasur momente të jashtëzakonshme këtu dhe gjithashtu momente kur nuk kemi fituar asgjë. Çabi Alonso do të bëjë shumë mirë dhe ai vjen nga dy sezone fantastike me Bajer Leverkusenin.”
Dani Carvahal u pyet gjithashtu për dy nënshkrimet e reja të Real Madridit, Dean Huijsen, blerja e të cilit është bërë tashmë zyrtare, dhe Trent Alexandër-Arnold, blerja e të cilit tani konsiderohet një marrëveshje e kryer: “A kam frikë nga Trent Alexandër-Arnold? Nuk është ende zyrtare, por duket se është. Le të mos flasim për frikën këtu, do të jemi shokë skuadre. Konkurrenca na bën të dyve më të mirë dhe nxjerr në pah më të mirën e secilit prej nesh”, shpjegoi Karvajal për të. Blerja e Dean Huijsen? Ne nuk kemi folur ende me të, është një transferim i shkëlqyer dhe një lojtar i mirë. Ne e mirëpresim dhe ai do të na ndihmojë shumë.”
Karvahal më pas kujtoi Ançelotin, i cili largohet nga stoli i Real Madridit për të drejtuar ekipin kombëtar brazilian: “Më vjen shumë keq për largimin e Karlos. Në fund të fundit, isha me të për shumë vite, në periudhën e tij të parë dhe të dytë. Ne fituam gjithçka me të, dhe për mua ai është si një baba futbollist. Më vjen shumë keq, por në fund shpresoj që trajneri të marrë lamtumirën që meriton të shtunën e ardhshme, si trajneri më i suksesshëm në historinë e Real Madridit. Dhe mendoj se stadiumi ynë nuk do të lërë askënd indiferent, me siguri”, tha ai.
BRIKENA BISKU-PANORAMASPORT.AL