Wednesday, 13. May 2026
Sport

Haxhimusa vazhdon kontratën me Ferizajn

GS 21/05/2025 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi Betim Haxhimusa do të jetë pjesë e skuadrës së Ferizajt edhe për sezonin 2025/26.

Ekipi që bën gara në Superligën e Kosovës në futboll, të mërkurën ka njoftuar se ka vazhduar bashkëpunimin me Haxhimusën.

Në njoftimin e klubit, thuhet se Haxhimusa ka vazhduar kontratën edhe për një sezon duke shtuar se sulmuesi do të jap gjithçka nga vetja për arritjen e objektivave.

Ferizaj këtë sezon u rikthye në Superligë kurse pjesë e elitës së futbollit kosovar do të jetë edhe sezonin e ardhshëm.

Sezoni aktual në Superligë mbyllet këtë vikend, ndërsa Ferizaj aktualisht është i pesti në tabelë me 49 pikë të mbledhura pas 35 ndeshjeve të luajtura.

Haxhimusa në 23 paraqitje në Superligë, ka shënuar 2 gola dhe ka bërë po aq asistime.

Teilen: