• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

LISTA/ Tare me ide të qartë për rikthimin e Milanit! Nga mbrojtja në sulm, zbulohen dëshirat e drejtorit të ri sportiv

21/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Igli Tare do të jetë drejtori i ri sportiv i Milanit. Në Itali janë të sigurt për këtë lëvizje të kuqezinjve, ndërsa kanë filluar tashmë të diskutojnë të ardhmen.

bandicam 2025-05-21 14-46-24-410

Tare e ka idenë e qartë për rikthimin e Milanit, që dështoi në këtë edicion. Ish-drejtori sportiv i Lacios do të ndërtojë një skuadër italiane, ose të paktën që e njeh mirë kampionatin italian.

Projekti i Tares ka bindur Furlanin, i cili është i të njëjtit mendim. “La Gazzeta dello Sport” ka përmendur lojtarët, që do të ishin në tratativa për të ardhmen te Milani.

Disa dëshira janë kryesore dhe të tjera si alternativa, ndërsa në vazhdim do të jenë nga mbrojtja në sulm. Kështu për repartin difensve, Diego Kopola i Veronës, Leoni i Parmës, Komuzo i Fiorentinës, Luiz Felipe i Marsejës, Gila te Lacio dhe Udogie i Totenhem pritet të kontaktohen.

Për mesfushën, Segej Milinkoviç-Saviç do të ishte dëshira më e madhe. Al Hilal vështirë të heqë dorë prej shërbimeve të tij, pasi e afroi në vitin 2023. Një tjetër lojtar për mesfushën, me tipare sulmuese, është Odgard i Bolonjës që po ashtu raportohet në listën e dëshirave.

Milani ka nevojë për t’u përforcuar edhe në sulm. Lorenco Luka i Udinezes duket profili për të cilin kanë nevojë. Dan Ndoje ka bërë mjaft mirë me Bolonjën dhe një sy qëndron po ashtu tek ai.

Misioni i Tares do të jetë i vështirë, për shkak të mungesës së Europës. Synim kryesor është rikthim i kuqezinjve pikërisht në Champions.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Tare firmos me Milanin, ka gjetur trajnerin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.