Wednesday, 13. May 2026
Sport

Tare firmos me Milanin, ka gjetur trajnerin

GS 21/05/2025 1 Min. Lesezeit

Igli Tare do të jetë drejtori sportiv i Milanit pasi palët kanë arritur marrëveshjen, e cila do të bëhet zyrtare me të përfunduar sezoni aktual.

Tare është pajtuar me kushtet e ofruara dhe me Milanin do të firmos kontratë trevjeçare, ndërsa menjëherë do ta nis punën në rindërtimin e ekipit.

Fillimisht, Tare do ta marrë trajnerin pas largimit të portugezit Sergio Conceicao dhe tashmë ka emrat për zëvendësimin e tij.

Vincenzo Italiano dhe Massimiliano Allegri janë emrat e përzgjedhur nga Tare dhe njëri prej tyre do të jetë në krye të Milanit prej sezonit të ardhshëm.

Italiano, aktualisht është trajner i Bolognas, ekip me të cilin triumfoi në Kupën e Italisë kurse Allegri është i papunë.

Teilen: