Wednesday, 13. May 2026
Sport

Santos po largohet nga Nottinghami për shkak të problemeve me pronarin

GS 21/05/2025 1 Min. Lesezeit

Trajneri Nuno Espirito Santos pritet të largohet nga Nottingham Forest në fund të këtij sezoni, përkundër suksesit të jashtëzakonshëm.

Nuno pati një problem me pronarin e klubit anglez, Evangelos Marinakis.

Greku u fut në fushë në ndeshjen kundër Leicester Cityt, ku skuadra nuk arriti të fitonte.

Ai pati një bisedë të ashpër me trajnerin Nuno, i cili është tejet i zhgënjyer për këtë situatë.

Andaj, edhe nëse Nuno siguron garat e UEFA-s për sezonin e ardhshëm, do të largohet nga skuadra historike e Premier League.

Kujtojmë se Notts nëse fiton ndaj Chelseat në vikendin e ardhshëm, mund ta siguroj kualifikimin në Ligën e Kampionëve pas një kohe. tejet të gjatë./

Teilen: