Wednesday, 13. May 2026
Sport

Interesimi i papritur nga Real Madrid, presidenti i Barcelonës reagon për Niko Uilliams

GS 21/05/2025 1 Min. Lesezeit

Niko Uilliams mund të bëhet lojtar i Realit në merkaton e verës. “Marca” raporton se madrilenët po shqyrtojnë mundësinë për të paguar klauzolën prej 58 milionë eurosh.

bandicam 2025-05-21 15-46-10-788

Sulmuesi i Atletik Bilbaos ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2027. Kjo lëvizje do të befasonte Barcelonën, që prej kohësh e kishte në listën e dëshirave.

Uilliams ishte pranë katalanasve në verën e kaluar. Në fund asgjë nuk u konkretizua, ndërsa 22-vjeçari qëndroi te klubi i vetëm ku ka zhvilluar karrierën.

Presidenti i Barçës, Laporta, ka zbuluar se sulmuesi i Bilbaos nuk është më një objektiv i Barçës. “E menduam Nikon si lëvizje të mundshme në vern e kaluar me Dani Olmon, por pikërisht tani mendoj se klubi po vlerëson lojtarë të tjerë”, u shpreh Laporta.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: