Wednesday, 13. May 2026
Sport

Media serbe: Shqiptari shef i Luka Joviqit, pakkush e priste këtë!

GS 21/05/2025 1 Min. Lesezeit

Milanit i duhet një rindërtim total, pasi sezoni aktual do të harrohet shpejt për shkak të rezultateve të dobëta. 

“Shqiptari shef i Luka Joviqit, pakkush e priste këtë!

Menaxhmenti i Rossonerëve ka bërë hapin e parë, duke emëruar drejtor të ri sportiv – legjendën e futbollit shqiptar Igli Tare.

Tare ka qenë drejtor sportiv për një kohë të gjatë te Lazio, ku kaloi të gjithë karrierën e tij si menaxher, duke lënë një gjurmë të thellë në klubin romak gjatë dekadës së fundit.

Sipas informacioneve të konfirmuara nga gazetarët e njohur Mateo Moreto dhe Fabricio Romano, Tare do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me Milanin, me mundësinë e zgjatjes edhe për një sezon tjetër. Paga e tij vjetore do të jetë 800,000 euro”, – shkruan media serbe “Veçernj Novosti”. 

Tare ka qenë prej futbollistëve më të mirë shqiptarë që ka luajtur për klubet e mëdha, si Fortuna Düsseldorf, Brescia, Bologna, Lazio etj.

Teilen: