• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Në pritje të Fabian Vircit te Bajerni, gati akordi me objektivin e Barcelonës

21/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Me një vit vonesë, por ylli i mbrojtjes në kombëtaren gjermane, Xhonatan Tah më në fund po zbarkon te Bajerni. Në Mynih shpresojnë për një transferim të shpejtë të tij, në mënyrë që lojtari të jetë nën urdhrat e Kompani më 5 qershor kur të nisin përgatitje për Kupën e Botës për Klube (14 qershor-13 korrik).

bajern

Transferimi i qendërmbrojtësit të Leverkusenit te Bajerni me sa duket është në prag të finalizimit. Siç raporton “Sky Deutschland”, Bajerni tashmë ka rënë dakord për kushtet e kontratës me Tah dhe ka përgatitur gjithçka për të konkretizuar marrëveshjen. Sipas transmetuesit televiziv me pagesë, e tëra që mungon është konfirmimi përfundimtar i Tah, të cilin Bajerni shpreson se do të vijë së shpejti. Githnjë, sipas “Sky” thuhet se mbrojtësin e pret gati një kontratë katërvjeçare.

Sipas informacioneve nga “ran”, Tah do të marrë deri në 12 milionë euro në vit. Përveç kësaj, duhet të paguhet një tarifë nënshkrimi prej 15 milionë eurosh. Kampionët e Gjermanisë dëshirojnë ta mbyllin marrëveshjen në javët e ardhshme në mënyrë që mbrojtësi 29-vjeçar të mund të udhëtojë në Kupën e Botës për Klube me Bajernin. Për shkak të largimit të Erik Daier dhe dëmtimit të gjatë të Dajot Upamekanos, Bajerni ka mungesë personeli në qendër të mbrojtjes.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Inzagi kujton ende finalen e humbur ndaj Mançester Sitit: Interi meritonte më shumë, të paktën… shtesat

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.