Finale angleze
(E plotësuar) – 1′ Fillon ndeshja.
Gjithçka gati
Tottenham – Manchester Utd 0:0
Tottenham: Vicario; Pedro Porro, Romero, Van de Ven, Udogie; Sarr, Bissouma, Bentancur; Johnson, Solanke, Richarlison.
Manchester United: Onana, Maguire, Yoro, Shaw, Mazraoui, Dorgu, Casemiro, Fernandes, Amad, Mount, Hojlund.
Tottenham dhe United me formacionet më të mira
Luhet sonte finalja e madhe e Europë League në “San Mamés” në Bilbao, mes Tottenham dhe Manchester United.
Një finale tërësisht angleze, ku do ekipet do të luajnë jo vetëm për të fituar këtë kompeticion, por mbi të gjitha për të siguruar një biletë për në Champions League për sezonin e ri, si dhe për të shpëtuar disi këtë sezon mes shumë problemesh e kritikash për të dy ekipet.
Tottenham i drejtuar nga Ange Postecoglou kërkon trofeun e parë madhor në histori, ndërsa Man. United do të kërkojë trofeun e parë nën drejtimin e Ruben Amorim. Përsa i përket formacioneve zyrtare, të dy trajnerët kanë hedhur në fushë formacionet më të mira të mundshme.
Tottenham: Vicario; Pedro Porro, Romero, Van de Ven, Udogie; Sarr, Bissouma, Bentancur; Johnson, Solanke, Richarlison.
Manchester United: Onana, Maguire, Yoro, Shaw, Mazraoui, Dorgu, Casemiro, Fernandes, Amad, Mount, Hojlund.
Tottenham-Man Utd, formacionet zyrtare!
Gjithçka gati për finalen Tottenham-Man Utd, formacionet zyrtare!
Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Tottenhamit dhe Manchester United.
Kjo është finalja e Ligës së Evropës.
Fituesi përveç trofeut, do ta siguronte edhe pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Finale emocionuese
Totenhem dhe Mançester Junajtid do të masin forcat nga ora 21:00.
Finalja e Ligës së Europës do të luhet në Bilbao.
Totenhem i ka fituar të tri përballjet e mëparshme të këtij sezoni me Junajtid. Plot tetë gola të shënuar, ndërsa kanë pësuar tre.
Dy skuadra angleze, që nuk kërkojnë vetëm trofeun, por dhe biletën për në Champions. Kujtojmë se sezoni i tyre ka dështuar në kampionat dhe shpresa e vetme për Europën mbetet nga kjo finale.
Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare nga trajnerët Postekoglu dhe Amorim. Surprizat nuk mungojnë, ndërsa Postekoglu ka preferuar që Son të jetë në stol.