• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Media kroate për legjendën e Kosovës: Rikthehet te Dinamo pas 34 vitesh!

22/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një lojtar i preferuar i tifozëve të Dinamos së Zagrebit është Kujtim Shala.

“Zvonimir Boban po e zgjidh çdo ditë strukturën për sezonin e ri dhe ditët e fundit, kreu i ardhshëm i drejtimit të Dinamos ka rikthyer në klub një tjetër emër të njohur. Skauti i ri i Dinamos do të jetë legjendari Kujtim Shala (60 – vjeç). Ish-ikona e tifozëve të

“Kaltërve” po kthehet zyrtarisht te Dinamo për herë të parë që nga viti 1991, kur u largua nga Maksimir për te Rennes në Francë.

Shala jeton në Gjermani prej vitesh, ai ende ndjek gjithçka që ndodh në klubin e tij, dhe këto ditë ishte në Zagreb, ku ai dhe

Bobani ranë dakord për detyrimet e tij të punës për të ardhmen”, shkruan media kroate “24 sata”.

“Në nëntor të vitit 2024, Dinamo përforcoi shërbimin e saj të vëzhgimit duke sjellë Xhemal Mustedanagiq dhe Toma Shokota, tani në atë sektor po vjen edhe Kujtim Shala.

Drejtori sportiv Dario Dabac do t’i mbajë nën kontrollin e tij vëzhguesit e skautëve dhe nuk dihet se në cilin treg do të kërkojë Shala lojtarë për Dinamon.

As nëse ai do t’i përkushtohet kërkimit të talenteve të rinj për akademinë e të rinjve apo përforcimeve për ekipin e parë të klubit të Zagrebit. Por, pas 34 vitesh mungesë, Shala më në fund po kthehet në Dinamon e tij”, shkruan më tej.

Next Post

E konfirmon Deko, Barcelona rinovon sot kontratën me pretendentin për Topin e Artë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.