• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kosova për histori ndaj Suedisë/ “Dardanët”, fitorja e parë e të gjitha kohëve ndaj skandinavëve

09/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

E dinim se mund të realizonte mbrëmje të tilla.

Kosova ishte për histori në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, me fitoren 2-0 kundër Suedisë në eliminatoret e Kupës së Botës.

Pas katastrofës në Zvicër me shifrat 0-4 erdhi reagimi, madje I shkëlqyer, dhe skuadra tjetër përfaqësuese e shqiptarëve shkruajti historinë me suksesin e parë për të gjitha kohët ndaj nordikëve.

Më parë i ka arritur disa fitore prestigjioze, duke mundur Bullgarinë apo Çekinë, pa përmendur Izraelin apo Islandën, ndërsa tani në radhë ishte Suedia.

Në një krahasim vëllazëror, “dardanët” arritën diçka që Shqipëria nuk ka mundur ta bëjë dot ndaj skandinavëve në ndeshje zyrtare, ndonëse ekipi përfaqësues kuqezi njeh suksese të shquara në duele të tilla si ndaj një Portugalie, Rusie, Greqie si kampione e Europës, Belgjike si dhe Francës në miqësore.

“Dardanët” vulosën gjithçka me një pjesë të parë të shkëlqyer, kur u shënuan edhe dy golat me anë të Elvis Rexhbeçajt në 26’, dhe Vedat Muriqit në 42’.

Sulmuesi kryesor I Kosovës ka tani 32 gola në 62 ndeshje, duke thelluar rekordin në përfaqësuese.

Nuk prishi punë, ndërkaq, kartoni I kuq I marrë në fund fare nga Emërllahu.

Ylli kryesor I skandinavëve, sulmuesi Aleksandër Isak, që kaloi tek Liverpuli për gati 150 milionë euro, kaloi një mbrëmje për t’u harruar, madje mori të verdhë.

Kosova ka tri pikë në dy ndeshje në grupin eliminator B, ku kryeson Zvicra me 6 pikë pas fitores së lehtë 3-0 kundër Sllovenisë.

Vendi I dytë të kualifikon për në plej ofin për të shkuar në finalet e Kupës së Botës vitin e ardhshëm, dhe ekipi I trajnerit Franko Foda duket kandidat I fortë për t’ia dalë./abcnews.al

Next Post

Zvicra konfirmon formën/ Mundi me lehtësi 3-0 Slloveninë dhe kryeson e vetme grupin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.