Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot (e martë) ndaj Letonisë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Kuqezinjtë janë nikoqir të letonezëve në ndeshjen e vlefshme për Grupin K, e cila pritet të zhvillohet në “Air Albania Stadium”.
Ekipi i drejtuar nga Sylvinho vjen nga dy barazime në kualifikime dhe pret t’i rikthehet fitores për të qëndruar në garë për pozitën e dytë në tabelë.
Në anën tjetër, mysafirët janë mposhtur në shtëpi nga Serbia dhe do të synoj rezultat pozitiv nga ky udhëtim i vështirë.
Sylvinho ka të gjithë ekipin e gatshëm për këtë ndeshje dhe pret t’u besojë më të mirëve.