Vedat Muriqi ishte protagonist i Kombëtares së Kosovës mbrëmë në fitoren e madhe 2-0 ndaj Suedisë në kualifikimet e Botërorit 2026.
Sulmuesi kosovar realizoi golin e dytë të “Dardanëve” në stadiumin “Fadil Vokrri” për trepikëshin e parë të ekipit të Franco Fodës.
Sot, futbollisti i Mallorcës bëri një postim në rrjetet sociale përmes së cilit e shprehu gëzimin për fitoren e mbrëmshme.
“Mentalitet, karakter, shpirt luftarak, kjo është ajo që jemi ne”, shkroi veterani i sulmit në Instagram.
Pas humbjes së thellë nga Zvicra me rezultatin 0-4, Kosova u transformua mbrëmë duke mundur Suedinë 2-0.