Sunday, 3. May 2026
Sport

Pas shkarkimit të Mourinhos, Fenerbahçe gati për të zyrtarizuar trajnerin e ri

GS 09/09/2025 1 Min. Lesezeit

Fenerbahçe mbeti pa trajner pas shkarkimit të Jose Mourinhos, shkak i eliminimit në play-off-in e Ligës së Kampionëve nga Benfica, që rezultoi fatale për portugezin.

Megjithatë, klubi turk nuk do të humbasë kohë në kërkimin e një trajneri të ri, pasi tashmë ka gjetur pasardhësin e Mourinhos.


Banner

Sipas mediave turke, Fenerbahçe pritet të zyrtarizojë së shpejti emërimin e italiano-gjermanit Domenico Tedesco si trajnerin e ri.

Tedesco është emër i panjohur në botën e futbollit, pasi ka drejtuar skuadra të njohura si Schalke, RB Leipzig, dhe së fundmi Kombëtaren e Belgjikës. /ATVLIVE.TV

Teilen: