Sunday, 3. May 2026
Sport

“Mentalitet, karakter, shpirt luftarak, kjo është ajo që jemi ne”-Vedat Muriqi reagon pas fitores ndaj Suedisë

GS 09/09/2025 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka bërë një postim të fuqishëm pas fitores ndaj Suedisë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Kosova mori një fitore të madhe ndaj Suedisë me rezultat 2-0 në ndeshjen e zhvilluar të hënën mbrëma në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

Kjo fitore e Dardanëve erdhi pas një paraqitje të përkryer nga të gjithë lojtarët, teksa golat u shënuan nga Elvis Rexhbecaj dhe Vedat Muriqi në pjesën e parë. Është pikërisht sulmuesi prizrenas, Muriqi, i cili ka bërë një postim të fuqishëm në postimin e tij në profilin privat Instagram.

“Mentalitet, karakter, shpirt luftarak, kjo është ajo që jemi ne”, shkroi Muriqi në postimin e tij.

Këto fjalët të Muriqit përshkruajnë në mënyrën më të mirë paraqitjen e gjithë ekipit të Kosovës në fitoren më të madhe ndonjëherë të ekipit kombëtar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vedat Muriqi (@vedatmuriqi)

Teilen: