Sunday, 3. May 2026
Sport

Shqipëri-Letoni/ Shiten të gjitha biletat ‘online’, shpresa e fundit te biletaria e stadiumit ‘Air Albania’

GS 09/09/2025 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet sot me Letoninë në orën 20:45.

Sfida është e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, Grupi K.

Kompania që menaxhon biletat tregon “online” se të gjithë biletat janë shitur.

Në anën tjetër, shitja e atyre që kanë mbetur, po vazhdon në biletarinë e stadiumit “Air Albania”.

Deri në fillimin e ndeshjes, pritet që të mos ketë asnjë biletë të mbetur.

Kujtojmë se për këtë takim, për herë të parë nuk është në dispozicion i gjithë stadiumi.

Federata Shqiptare e Futbollit është dënuar nga UEFA. Për këtë shkak një pjesë e stadiumit do qëndrojë e mbyllur për tifozët.

 

Teilen: