Federata e Futbollit të Spanjës është dorëzuar para Kosovës pasi nga faqja zyrtare e saj e ka fshirë postimin në të cilin me rastin e paralajmërimit të ndeshjes ndërmjet Kosovës U21 dhe Spanjës U21, e vlefshme për kualifikimit në Euro 2027 për këto grumposha kishte shkruar se Spanja do të ballafaqohet me ‘Territorin e Kosovës’, e jo Kosovës.
Ky postim ngjalli reagime të shumta dhe pak orë më vonë, gjatë ditës së martë, Federata e Futbollit të Kosovës bëri të ditur se ka dërguar notë protestë në UEFA duke kërkuar korrigjimin e këtij postimi duke e cilësuar atë si të pa pranueshëm.
Një ditë më vonë, në faqen zyrtare të kësaj federata ky shkrim nuk ekziston fare pasi tashmë është fshirë, ndërsa në postimet e reja pas ndeshjes Kosovë-Spanjë, janë përdorur vetëm flamujt e të dy këtyre shteteve.