Saturday, 2. May 2026
Sport

Anglia, “asist” për Shqipërinë/ “Tre luanët” shkatërrojnë Serbinë në Beograd, fitojnë plot 5-0

GS 10/09/2025 1 Min. Lesezeit

Anglia arriti një fitore të madhe në Beograd ndaj Serbisë duke hedhur një hap vendimtar drejt kualifikimit për në finalet e Kupës së Botës vitin e ardhshëm.

Suksesi 5-0 ishte edhe një ndihmë për Shqipërinë, që mori vendin e dytë në grup pas fitores ndaj Letonisë. Anglezët ishin dominues nga fillimi deri në fund dhe triumfi ishte plotësisht i merituar.

Kapiteni Harri Kejn shënoi golin e parë dhe pastaj rezultati u dyfishua që në pjesën e parë.

Pas pushimit, Konsa, Gej dhe Rashford realizuan tre rrjetat e tjera. Anglia kryeson grupin tonë eliminator me 15 pikë të plota, Shqipëria është ngjitur në vend të dytë me 8 pikë, ndërsa Serbia zbret e treta me 7 pikë.

Tashmë, kualifikimi mund të vendoset nga dueli direkt që do të luajmë ndaj serbëve në 11 tetor në Beograd./abcnews.al

Teilen: