Mesfushori legjendar festoi ditëlindjen e 40-të me një paraqitje brilante për Kroacinë dhe tashmë është gati për sfidat me Milanin, ekipin e fëmijërisë.
Luka Modric nuk njeh moshë. Në ditëlindjen e tij të 40-të, maestro kroat tregoi sërish se klasi nuk plaket kurrë. Pas një nate të shkëlqyer me përfaqësuesen e Kroacisë, mesfushori i Milanit është kthyer në Milano, ku e pret sfida e radhës në Serie A – dhe ndoshta, kapitulli i fundit i një karriere të lavdishme, përcjell ORAinfo.
Ditëlindja në fushë
Modric festoi në mënyrën më të bukur të mundshme: me asist në ndeshjen kundër Malit të Zi dhe një fitore 4-0 për Kroacinë. Mesnata e gjeti në fushën e Stadion Maksimir, ku tifozët dhe familja i bënë homazhe legjendës.
Milan, një ëndërr e vjetër
Ai zgjodhi Milanin këtë verë, jo rastësisht. Klubi kuqezi ishte ekipi i zemrës së tij që në fëmijëri, dhe sot është vendi ku dëshiron të përmbyllë karrierën, por me stil. Modric ka marrë garancitë që kërkonte: një ekip kompetitiv dhe një projekt serioz për trofe.
Statistika që flasin vetë
190 ndeshje me Kroacinë
2 ndeshje si titullar me Milanin këtë sezon
1 asist në Serie A, një tjetër me kombëtaren
63 ndeshje sezonin e kaluar me Real Madridin
Lider absolut në mesfushë
Trajneri Max Allegri nuk e diskuton vendin e tij në formacion. Modric është kthyer menjëherë në zemrën e lojës për Milanin dhe pritet të startojë edhe të dielën kundër Bolonjës. Njësoj si në Madrid, edhe në Milano ai komandon ritmin e lojës me qetësi dhe vizion.
Një trofe i fundit për historinë
Ambicia mbetet e njëjtë: Luka Modric dëshiron të mbyllë karrierën me një tjetër trofe të madh. Qoftë një kampionat italian apo sukses europian, ai është gati të japë gjithçka në këtë “orë shtesë” të karrierës së tij. /ORAinfo/