Saturday, 2. May 2026
Sport

Gallapeni: Me zemër e shpirt për Kosovën

GS 10/09/2025 1 Min. Lesezeit

Pas paraqitjes së tij mbresëlënëse në fitoren historike të Kosovës ndaj Suedisë, Dion Gallapeni ka reaguar në rrjetet sociale me një mesazh plot ndjenja për vendlindjen.

“Me zemër e shpirt për Kosovën, çdo hap në fushë bartë ëndrrat e një vendi të tërë, krenar dhe i lumtur që përfaqësoj vendlindjen time,” ka shkruar Gllapeni.

Mesazhi i tij pasqyron krenarinë dhe përkushtimin që shfaqën “Dardanët” në fushë, duke dhuruar një nga fitoret më të rëndësishme në historinë e kombëtares.

Dion Gllapeni ishte një nga lojtarët më të spikatur në këtë ndeshje, duke fituar duartrokitjet e tifozëve për lojën e tij të jashtëzakonshme.

Teilen: