• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Xhudisti shqiptar Çullhaj triumfon në Itali: “Çdo 30 minuta një garë, ja momenti më i vështirë”

10/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Xhudisti shqiptar Indrit Çullhaj ka fituar medaljen e artë në “Ancona Open”, e cila u mbajt në Itali.

I ftuar në emisionin “Në radio” të Andri Xhahut, 28-vjeçari zbulon më shumë për këtë fitore. “‘Ancona Open’ bëhet çdo vit, ku vijnë sportistë shumë të mirë nga e gjithë bota, deri nga Japoni. Pjesëmarrës ishte dhe kampioni i botës 90 kilogramë. Bëra katër ndeshje me katër fitore. Shkoi shumë mirë.”

Çullhaj tregon momentin më të vështirë në garën e fundit me sportistin italian. “Çdo gjysmë ore ke një garë. Sportistët italianë janë të zgjuar, bëjnë si të lodhur dhe kur shkon më vrullin e madh ata të kapin në befasi. Punojnë ndryshe nga Europa. Momenti më i vështirë ka qenë finalja, koha shkoi me shtesë. Më vinte inat të dorëzohesha në sekond të fundit edhe pse të dy ishim të lodhur. I mblodha forcat dhe e zura me një teknikë timen që quhet ‘kapje për qafe’. Mora pikën dhe fitova.”

View this post on Instagram

A post shared by Radio Tirana (@radiotirana_)

Indrit Çullhaj numëron 135 medalje ndërkombëtare. “Në Shqipëri jam 18 vite i pari! Nëse fitoj edhe dy të tjera, bëhen 20 vite rresht që nuk e ka arritur asnjë sportist deri më sot. Kam marrë edhe titull nga ambasada japoneze si sportisti më i mirë i të gjitha kohërave në sportin e xhudos.”

Nëse kolegët e kanë uruar për fitoren e tij dhe nëse ka xhelozi mes tyre, Çullhaj shprehet: “Ku ka xhelozi do të thotë që je duke punuar mirë. Kur s’ka, të lënë të flesh dhe ata avancojnë vetë. Ka xhelozi sa të duash. Ka njerëz që nuk i ke takuar asnjëherë dhe xhelozojnë. S’ke pse mburresh, unë tund medaljet! (qesh)”

Fitorja e fundit në Itali për të është një shtysë për garat e radhës. “Ishte një eksperiencë e mirë, një shtysë për garën e radhës në Kosovë në Kampionatin Ballkanik. Prej katër vitesh jam kampion i Ballkanit. Është një kampionat i fortë, sepse kampionët europianë janë më së shumti nga Ballkani. Pas kësaj është edhe Kupa e Europës në Maqedoninë e Veriut.”

/rtsh.al/

Next Post

Shqipëria zhvillon miqësore ndaj Jordanisë në tetor, pas ndeshjes me Serbinë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.