• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

FIFA dhe UEFA pritet të ndëshkojnë Serbinë, ndeshja me Shqipërinë pa tifozë?

10/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

FIFA dhe UEFA pritet të ndërmarrin veprime disiplinore ndaj Federatës Serbe të Futbollit pas sjelljes së tifozëve në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës kundër Anglisë, e zhvilluar të martën, në stadiumin “Rajko Mitic”, në Beograd.

Anglia e Thomas Tuchel-it shënoi një fitore bindëse 5-0, me golat e Harry Kane, Noni Madueke, Ezri Konsa, Marc Guehi dhe Marcus Rashford. Serbia mbeti me 10 lojtarë pas përjashtimit të Nikola Milenkovic, duke mbyllur një natë të errët që mund të sjellë pasoja edhe jashtë fushës.

Megjithëse Federata Serbe kishte bërë apel për sjellje korrekte, tifozët shpërfillën thirrjet. Në stadium u dëgjuan brohoritje “Kosova është Serbi” dhe u shfaq një banderolë me hartën e Kosovës të mbuluar me flamurin serb. Ndeshja u ndërpre për pak kohë pasi lazeri iu drejtuan fytyrës së Ezri Konsës, duke detyruar organizatorët të lëshonin mesazhe paralajmëruese kundër përdorimit të mjeteve piroteknike.

Atmosfera u rëndua edhe më tej me vërshëllima të vazhdueshme, të cilat shkaktuan konfuzion në fundin e takimit, kur lojtarët dhe gjyqtarët menduan se loja kishte përfunduar para kohe. Për më tepër, policia ndërhyri në tribuna pasi shpërthyen tensione mes grupeve të tifozëve, ku mbështetës të qeverisë së Vuçiçit u përplasën me ata që këndonin slogane antiqeveritare.

Këto incidente pasojnë gjobat e mëparshme ndaj Serbisë, të cilat arrijnë në 600 mijë paundë. Tashmë, sanksionet e reja mund të përfshijnë gjoba të tjera të rënda dhe mbylljen e stadiumit për ndeshjet e ardhshme.

Për momentin, FIFA dhe UEFA nuk kanë dhënë një reagim zyrtar, por hetimet janë në proces dhe pritet që dënimi ndaj Federatës Serbe të jetë i ashpër.

Next Post

Turqia dhe Greqia në gjysmëfinale të EuroBasket 2025 – sot përballjet vendimtare: Finlanda përballë Gjeorgjisë, Gjermania sfidon Slloveninë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.