Thashethemi i publikuar nga L’Equipe se përfundmi i mandatit të Didier Deschamps si trajner i Francës është tashmë çështje kohe, ka bërë bujë në të gjithë botën, ashtu si edhe emërimi i shumëpritur i pasardhësit të tij, Zinedine Zidane. Por vetëm pas Kupës së Botës 2026, e cila është planifikuar të zhvillohet këtë verë në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.
Ikona e futbollit francez dhe komentatori aktual televiziv Thierry Henry mori pjesë në një konferencë për shtyp me Jamie Carragher dhe Micah Richards, të organizuar nga CBS gjatë Ligës së Kampionëve. Por në një moment të bisedës, ish-trajneri i ekipit olimpik francez nën-21 vjeç u pyet nëse kishte ndërmend të kandidonte vitin e ardhshëm për të pasuar Didier Deschamps, i cili do të japë dorëheqjen pas Kupës së Botës.
“Nuk di çfarë të them”, tha fillimisht Henry për këtë temë. Por më pas shtoi, duke iu referuar Zinédine Zidane, favoritit të madh për t’u bërë trajner i Francës: “Ne të gjithë e dimë se kush do të jetë trajneri i ri. Ju e dini këtë, dhe unë e di gjithashtu. Dhe i uroj gjithë të mirat”.