• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shqipëria dhe Kosova ngjiten në renditjen e FIFA-s

10/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Fitoret ndaj Gjibraltarit në miqësore dhe Letonisë në kualifikueset e Botërorit, i kanë dhënë një ndihmë të lehtë Shqipërisë që të ndalë trendin negativ në renditjen e FIFA-s.

Falë rezultateve të vitit të fundit, kuqezinjtë kishin mbërritur në vendin e 68-të në klasifikim, pikërisht aty ku Silvinjo kishte marrë ekipin nga duart e Edi Rejas në mbyllje të një viti të tmerrshëm 2022 me vetëm 1 fitore në të gjitha ndeshjet e luajtura.

Këto fitore në dritaren ndërkombëtare të shtatorit, bënë të mundur që kuqezinjtë të frenonin rënien dhe të rifitonin një vend në klasifikim, duke u ngjitur tashmë në pozicionin e 67-të, pasi kapërcyen përsëri Gjeorgjinë.

Ndërkohë, ajo që bie në sy për renditjen e re të FIFA-s pas ndeshjeve të shtatorit, është pozicioni i ri i përfaqësueses së Kosovës, që ka vendosur rekordin e radhës në ngjitjen e saj graduale të viteve të fundit.

Falë suksesit me Suedinë, tashmë Kosova mban vendin e 91-të në FIFA dhe po i afrohet pak nga pak skuadrave më me emër në kontinent, ndërsa e ndajnë vetëm 24 pozicione nga Shqipëria në këtë klasifikim.

Next Post

Mike Tyson bën rrëfimin tronditës, pranon përdorimin e drogërave gjatë karrierës së tij legjendare në boks

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.