• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Liverpool ruan ecurinë perfekte, mposht Evertonin në derbi

20/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Liverpool ka vazhduar startin e përkryer në Premier League, duke regjistruar fitoren e pestë radhazi këtë sezon.

Në “Anfield”, të kuqtë mposhtën rivalët lokalë Everton me rezultat 2-1, duke bërë që kjo të jetë vetëm hera e tretë në histori kur ata arrijnë ta nisin kampionatin me pesë fitore radhazi.

Fillimi i furishëm i Liverpool-it

Skuadra e Arne Slot nuk priti gjatë për të thyer rezistencën e “bluve”. Në minutën e 12-të, Mohamed Salah asistoi me një top delikat pas mbrojtjes për Ryan Gravenberch, i cili me shumë klas e dërgoi topin në rrjetë, duke e lënë të pafuqishëm Jordan Pickford.

Vetëm pak minuta më vonë, egjiptiani rrezikoi edhe vetë, por goditja e tij kaloi ngushtë mbi traversë.

Gravenberch ishte sërish protagonist, këtë herë si furnizues. Pas një kombinimi të shkëlqyer, ai asistoi Hugo Ekitike, që nuk fali përballë Pickford dhe dyfishoi avantazhin. Everton u përpoq të reagonte me Kiernan Dewsbury-Hall dhe Beto, por mungesa e saktësisë i la shpresat pezull.

Reagimi i Everton-it

Pas pushimit, Liverpool uli ritmin dhe kjo iu kushtoi. Në minutën e 59-të, Idrissa Gana Gueye shënoi një gol të bukur nga distanca pas një kombinimi me Iliman Ndiaye, duke ngushtuar rezultatin në 2-1. E

verton mori zemër dhe shtyu përpara, ndërsa Jack Grealish u shndërrua në shpëtimtar kur largoi nga vija e portës një goditje me kokë të Konaté.

Edhe pse nervozë në momente të caktuara, vendasit arritën ta menaxhonin lojën deri në fund dhe siguruan një tjetër fitore të madhe, të 18-tën në 29 përballjet e fundit të zhvilluara në “Anfield” kundër Evertonit.

Kjo humbje i ndërpret serinë prej katër ndeshjesh pa humbje Evertonit dhe rikthen dominimin e derbit tek Liverpool-i, që mban kryesimin e Premier League me pikë të plota.

Next Post

Liverpool e fiton derbin lokal, vazhdon i pamposhtur në Angli

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.