Milan ka gati goditjen e parë për merkaton e janarit.
Milani është vënë në kërkim të një portieri dhe në janar mund të bëjë një lëvizje për gardianin e Juves, Mattia Perin.
Portieri 32-vjeçar ka rënë në plan të dytë te Juventusi dhe Milan synon afrimin e tij që në merkaton e janarit.
Maignan pritet të largohet nga San Siro verën e ardhshme dhe Rosonerët janë në kërkim të pasardhësit të francezit.