Gleison Bremer i trembi të gjithë te Juventusi pasi, pas ndeshjes me Veronën, gjatë seancës stërvitore të dedikuar lojtarëve që nuk kishin luajtur, mbrojtësi brazilian u ndal papritur dhe u shtri në tokë duke kërkuar ndihmë mjekësore.
Alarmi ishte i madh, sidomos duke kujtuar dëmtimin e rëndë që e mbajti jashtë fushave për një vit të plotë.
Megjithatë, sipas Tuttosport, këtë herë nuk bëhej fjalë për një dëmtim, por për një shqetësim kalimtar.
Bremer u ndal gjatë një përsëritjeje stërvitore për shkak të lodhjes, mori menjëherë trajtimin e duhur dhe pak minuta më pas u ngrit, duke i siguruar të gjithë se gjendja ishte nën kontroll.
Pas stërvitjes, ai përshëndeti tifozët dhe u bashkua me pjesën tjetër të skuadrës në dhomat e zhveshjes.
Nga ambientet e Juventusit është konfirmuar se situata nuk përbën shqetësim dhe se mbrojtësi pritet të jetë gati për ndeshjet e ardhshme ndaj Atalantës dhe Villarrealit.