Thursday, 30. April 2026
Sport

Xhiro 5, vëmendja në Podujevë

GS 21/09/2025 1 Min. Lesezeit

Superliga e Kosovës do të vazhdoj me xhiron e pestë, xhiro ku të gjitha ndeshjet zhvillohen sot.

E padyshim që vëmendja do të jetë në Podujevë, ku Llapi ende pa fitore pret Ballkanin.

Kampioni i Kosovës, Drita pret Prishtinën e Re dhe synon që të marrë fitoren e parë të sezonit pas një starti katastrofal.

Ndeshje shumë interesante pritet të jetë edhe ajo mes Ferizajt dhe Gjilanit, derisa Malisheva pret Prishtinën.

Lideri aktual i kampionatit, Dukagjini do të ketë punë në udhëtim me Drenicën.

Të gjitha ndeshjet e xhiros së pestë në Superligë zhvillohen me fillim nga ora 15:00.

Teilen: