Anis Mehmeti është futbollisti i momentit te Bristol Siti në Championship.
Sulmuesi shqiptar ka shënuar një supergol sot në Angli.
Ishte minuta e 53-të e ndeshjes, kur Mehmeti vendosi të zgjidhte çdo gjë vetë me një goditje nga jashtë zone.
https://streamin.link/v/ffd4d5e5
Gjithçka është e vlefshme për javën e gjashtë të kampionatit.
Mehmeti është harruar nga Silvinjo te Kombëtarja shqiptare ku nuk ftohet prej dy vitesh.
Në tri sfidat e fundit ka shënuar gola dhe ka dhuruar asistime në kampionat.