Thursday, 30. April 2026
Sport

Abissnet Superiore ’25-’26 në RTSH/ Vora shtang dhe Flamurtarin, Dinamo City e pafuqishme përballë Bylisit

GS 21/09/2025 1 Min. Lesezeit

Dy takimet e orës 16:00 të Abissnet Superiore, të cilat erdhën për publikun shqiptar nëpërmjet ekranit të RTSH Sport HD dhe RTSH 2 edhe pse nuk dhuruan shumë gola ishin të pasur me emocionue.

Në Laç skuadra e Vorës priti ekipin e Flamurtarit përballë të cilit mori një fitore të madhe edhe pse takimi u vendos vetëm nga një gol. Penalltia e konvertuar në gol nga Da Silva në minutën e 12’ rrezistoi gjithë ndeshjes duke i dhënë kështu tri pikët ekipit të Bellait, i cili në katër javët e para ka grumbulluar shtatë të tillë. Ndërsa për ekipin vlonjat situata është rënduar edhe më shumë pasi mban vendin e parafundit në klasifikim me vetëm dy pikë në katër ndeshje. Sa i përket takimit tjetër të zhvilluar sot në orën 16:00 Dinamo City dhe Bylis kanë ndarë nga një pikë. Ekipi vendas krijoi disa raste, por nuk u tregua i aftë që t’i konvertonte në gola. Edhe pse luajti për gati 25’ në superioritet numerik skuadra e Dajës nuk mundi të ndëshkonte ekipin nga Ballshi.

Teilen: