• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Ylli i Javës” në Superligë, Rrahmani i Gjilanit

22/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Çmimi “Ylli i Javës” që ndahet nga Federata e Futbollit të Kosovës për futbollistin më të mirë pas përfundimit të secilës xhiro në Superligë, i ka takuar mesfushorit ofensiv të Gjilanit, Robert Rrahmani.

FFK-ja, të hënën ka njoftuar se Rrahmani është shpallur futbollisti më i mirë i xhiros së pestë në elitën e futbollit kosovar.

Vlerësimi për më të mirin e xhiros është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, që ka vlerësuar lartë paraqitjen e Rrahmanit, duke e vlerësuar si më të mirin.

Në fakt, Rrahmani ishte vendimtar në fitoren e Gjilanit në udhëtim ndaj Ferizajt me rezultat 1:0, duke e shënuar golin e vetëm të takimit.

Për Gjilanin, kjo ishte fitorja e dytë këtë sezon kurse Rrahmani është shprehur i lumtur pasi e ka pranuar çmimin “Ylli i Javës”.

“Për Gjilanin, angazhimi dhe shpërblimi janë trofetë gjithsesi, sepse kemi një fond shumë të mirë lojtarësh dhe konkurrenca është e madhe dhe e shëndoshë. Nuk kemi më hapësirë për gabime. E falënderoj FFK-në për çmimin e dhënë dhe këtë çmim ia dedikoj bashkëlojtarëve për angazhimin dhe mundin e treguar, sepse edhe ata janë pjesë e këtij çmimi” – tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

Next Post

“Ndjesë, Z.Kane!”, Shtypi gjerman në këmbët e bomberit anlgez

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.