• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Ndjesë, Z.Kane!”, Shtypi gjerman në këmbët e bomberit anlgez

22/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në verën e 2023-it shumë opinionistë gjermanë nuk komentuan me nota pozitive faktin se Bayern-i i Mynihut po paguante 100 milionë euro për një sulmues, i cili brenda pak ditësh do të mbushte 30 vjeç.

Por sulmuesi anglez nuk u ndikua nga skeptikët dhe me forcën e golave, karakterit dhe rekordeve ka bërë që sot të gjithë ata që e krituan t’i kërkojnë ndjesë publike.

“Kam qenë prej atyre që mendonin se 100 milionë euro ishin shumë për një sulmues, i cili nuk kishte fituar asnjë trofe. Në atë kohë mendoja se Bayern-i kishte opsione të tjera në merkato, të cilët ishin më të lira. Niclas Fullkrug, për shembull, kishte shënuar 16 gola për Werder Bremen-in. Kane është një lojtar që nuk dëmtohet kurrë dhe kjo nuk është rastësi. Ai stërvitet dhe mban regjim rigoroz, është një profesionist i vërtetë”, tha kolumnisti i “BILD”, Alfred Draxler, i cili me shaka pranoi se për Kane do të bënte diçka që nuk mund të bënte për asnjë anlgez tjetër. “Nëse do të ishim në një hotel bashkë do të mgrihesha në mëngjes për t’i vendosur një peshqir në shezlongun më të mirë të pishinës”, tha Draxler.  

“Dy vite më parë shumë mendonin se 100 milionë euro për Kane ishin shumë, por unë them se Bayern-i bëri zgjedhjen e duhur. Ai duhet të jetë edhe një person shumë i mirë. Jam i lumtur që e kemi në Bundesliga dhe shpresoj shumë që ta mbyllë karrierën në Mynih”, tha Mario Basler gjatë fjalës së tij në emisionin “Doppelpass”.

Next Post

Alarm në shtëpinë e Barcelonës, Fermin Lopez ndalet sërish, problem fizik kundër Getafes

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.