Kampioni i Kosovës në basketboll Trepça sonte do të luaj ndeshjen e parë çerekfinale në kualifikimet e Ligës së Kampionëve,ku do të takohet kundër kampionit të Holandës Heroes Den Bosch.
Ndeshja pritet të zhvillohet në Samokov të Bullgarisë,ku skuadra mitrovicase pritet të ketë përkrahjen e tifozërisë “Torcida”në përballje kundër holandezëve.
Përndryshe në rast se Trepça arrin të kalojë kampionët e Holandës,atëherë në gjysmëfinale do të takohet me Bakken Bears nga Danimarka apo Kutaisi nga Gjeorgjia.
Në edicionin e kaluar Trepça arriti në gjysmëfinale të kualifikimeve së Ligës së Kampionëve,ku u eliminua nga ekipi çek Nymburk
Kujtojmë që ndeshja Trepça-Heroes Den Bosch pritet të nis nga ora 20:00.