Struga nën drejtimin e Bledi Shkëmbit vazhdon të tregohet një skuadër dominuese në kampionatin e Maqedonisë së Veriut dhe sot, ia ka dalë të sigurojë fitoren ndaj një rivali direkt për t’u kthyer në kreun e renditjes.
Në transfertën përballë Sileksit që kishte vetëm një pikë më pak para ndeshjes së sotme, Struga mori shpejt kryesimin me Kompaore dhe pastaj dyfishoi shifrat me Hamza në pjesën e parë.
Hrvanoviç shkurtoi diferencën para pushimit, por goli i Zenkut në shtesën e sfidës vulosi rezultatin përfundimtar për Strugën, e cila mori fitoren e 6-të në 7 ndeshje të luajtura dhe u ngjit në kuotën e 19 pikëve, po aq sa Vardari.
Kjo dyshe, bashkë me Sileksin dhe Shkëndijën e Tetovës, pritet të jetë grupi i skuadrave që luftojnë për titullin në këtë edicion në Maqedoninë e Veriut si dhe për të siguruar një vend në Kupat e Europës në edicionin e ardhshëm.