Tuesday, 27. January 2026
Sport

Juventusi fokusohet te tre emra për goditjen në sulm, mes tyre edhe Kolo Muani

GS 27/01/2026 2 Min. Lesezeit

Everton kërkon 20 milionë euro për ish-sulmuesin e Udinese dhe nuk pranon huazimin. E komplikuar është edhe pista e lojtarit francez.

En-Nesyri konsiderohet një histori e mbyllur për Juventusin, edhe pse Fenerbahçe po përpiqet ende ta bindë sulmuesin të largohet, duke e lënë 90 minuta në stol në ndeshjen e fundit. Klubi bardhezi po sheh alternativat e tjera, duke nisur nga Jean-Philippe Mateta.

Crystal Palace nuk dëshiron të privohet nga sulmuesi francez në mes të sezonit, por drejtuesit e Juventusit mund të rritin ofertën për huazimin. Anglezët kanë refuzuar propozimin prej 2.5 milionë eurosh, me detyrimin e blerjes për 30.5 milionë euro në rast kualifikimi të bardhezinjve në Champions League.

Dy emra të tjerë që po lakohen si përforcime të mundshme për trajnerin Spalletti janë Beto dhe Kolo Munani. Lojtari i Everton është propozuar te Juventusi nga agjentët e tij dhe mund të jetë një lëvizje “last-minute”. Në këtë rast flitet vetëm për formulë huazimi, pa detyrim blerjeje. Everton nga ana tjetër është kundër huazimit dhe kërkon 20 milionë euro për shitjen përfundimtare.

Për Kolo Muani është bërë një sondazh me agjentët, por situata është e komplikuar për dy arsye. Përveçse duhet të bindë Tottenham, ku Kolo Muani luan në huazim, duhet diskutuar edhe me PSG-në, që ka kartonin e sulmuesit. Dhe vështirë se mund të arrihet një marrëveshje, po të kemi parasysh fërkimet e verës që shkoi.

Teilen: