Australian Open/ Super Svitolina kalon në gjysmëfinale, Gauff nervoze thyen raketën
Elina Svitolina është kualifikuar për në gjysmëfinale të Australian Open, pasi ka dominuar çerekfinalen ndaj Coco Gauff, duke fituar me një neto 2-0. Në më pak se një orë lojë, Svitolina triumfoi 6-1 dhe 6-2.
Ishte një paraqitje perfekte nga ana e tenistes ukrainase. Ajo jo vetëm ka arritur gjysmësfinalen e turneut, ku e pret numri 1 në botë Aryna Sabalenka, por njëkohësisht është rikthyer edhe në top 10 të renditjes WTA, duke nisur nga e hëna e ardhshme.

Në anën tjetër të rrjetës, zhgënjimi për amerikanen ishte shumë i madh. Coco Gauff iu nënshtrua ritmit të kundërshtares dhe nuk mundi ta shmangte tensionin. Në dhomën e zhveshjes ajo ka thyer raketën e saj, pasi nervat e tradhëtuan.
Teilen: