Tuesday, 17. February 2026
Futboll

Barcelona synon të vë në shtije dy lojtarë për të blerë kartonin e Marcus Rashford

GS 14/02/2026 1 Min. Lesezeit

Gjiganti katalunas Barcelona po synon që të blejë kartonin e sulmuesit anësor Marcus Rashford në verë,në rast se klauzola aktivizohet.

Sipas SPORT pretendon se marrëveshja është në pritje për tu konfirmuar,dhe mund të nënshkruajë kontratë 8 vjecare me blaugranasit.

Përndryshe  në një zhvillim të ri, ka dalë se Barcelona është duke shqyrtaur alternativa për të siguruar shërbimet e tij,dhe sipas Football 365 Barca synon të jap dy lojtarë për të siguruar shërbimet e anglezit të cilët janë Ronald Araujo dhe Marc Casado.

Mbetet të shihet se nëse një gjë e tillë mund të realizohet apo jo ,teksa Rashford u shpreh se është i lumtur tek Barca dhe se u ambientua mjaft mirë në ekipin e Hansi Flick.

Kujtojmë që Marcus Rashford në 31 ndeshje ka realizuar 9 gola e bëri 10 asistime në të gjitha garat.

Teilen: