Monday, 16. February 2026
Futboll

Jo vetëm Vlahovic, Juventus nia nga puna për të rinovuar me titullarin tjetër. Zbulohen kushtet e mesfushorit

GS 15/02/2026 1 Min. Lesezeit

Pas rinovimit të Kenan Yildiz, Juventus ka në plan të mbyllë sa më shpejt edhe dy rinovime të tjera: Dusan Vlahovic dhe Weston McKennie. Kontratat e sulmuesit serb dhe mesfushorit amerikan skadojnë në fund të sezonit dhe ata mund të largohen si lojtarë të lirë.

“La Gazzetta dello Sport” zbulon se McKennie për të rinovuar me bardhezinjtë kërkon dyfishimin e rrogës. Ai aktualisht fiton 2.5-3 milionë euro në sezon, amerikani kërkon 5.5-6 milionë euro në sezon.

McKennie është përmendur edhe më parë për një largim të mundshëm nga bardhezinjtë, por këtë sezon ka treguar një formë shumë të mirë dhe është kthyer në një lojtar tejet të rëndësishëm sidomos pas ardhjes në krye të stolit të Luciano Spalletti.

Teilen: