Monday, 16. February 2026
Futboll

Te Milan nuk e vlerësuan, te Juventus po shkëlqen. Man. United gati të bëjë “çmendurinë” për yllin e bardhezinjve

GS 15/02/2026 1 Min. Lesezeit

Pierre Kalulu është padyshim një nga lojtarët më të rëndësishëm te Juventus, pavarësisht atij kartoni të kuq të marrë mbrëmë ndaj Interit. Që nga momenti që ka ardhur në Torino, pas transferimit nga Milan, Kalulu është kthyer në një element shumë të rëndësishëm për mbrojtjen e Juventusit.

Duke parë formën e mirë të treguar nga 25-vjeçari dhe interesin në rritje të klubeve të mëdha ndaj tij, Juventus po punon për të rinovuar kontratën aktuale edhe me një vit tjetër, dhe një rritje rroge nga 2.5 milionë euro në sezon në 3.5 milionë euro. Kontrata aktuale e francezit skadon në vitin 2029, bardhezinjtë duan të rinovojnë të paktën dhe për një vit tjetër.

Ndërkohë, mediet angleze zbulojnë se Kalulu është objektivi kryesor i Manchester United për të forcuar mbrojtjen për sezonin e ri. “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të apguajnë mbi 60 milionë euro për francezin, që mund të luajë në krah të djahthtë dhe në qendër të mbrojtjes dhe një rrogë thuajse dyfish nga ajo që përfiton aktualisht te Juventus.

Teilen: