Monday, 16. February 2026
Futboll

“Paqe” në “Diego Armando Maradona” mes Napolit dhe Romës, një ish ndëshkon verdhekuqtë (video)

GS 15/02/2026 1 Min. Lesezeit

Në “Diego Armando Maradona”, Napoli po përballet me Romën, në kuadër të javës së 25-të në Serie A. Pjesa e parë është mbyllur në barazim 1-1.

Verdhekuqtë e drejtuar nga Gian Piero Gasperini gjetën avantazhin që në minutën e 6-të, pas një aksioni të shpejtë dhe kombinimit perfekt të dy nënshkrimeve të janarit, Brayan Zaragoza dhe Donyell Malen, holandezi dërgoi topin në rrjetë.

Barazimi i vendasve erdhi në minutën e 40-të, ku Leonardo Spinazzola shënon një supergol me një goditje fantastike nga distanca. Mbrojtësi i majtë që ka qenë pjesë e Romës për 5 sezone, nuk ngurroi të festonte golin ndaj ish-ekipit të tij.

SHIKOGOLAT

Teilen: