Gjatë merkatos së janarit, në ditën e fundit, ndodhi një lëvizje e befasishme. 18-vjeçari Dro Fernandez, i cili debutoi këtë vit me Barcelonën në La Liga, u transferua te PSG për shifrën e 10 milionë eurove.
Katalanasit nuk e kanë “përtypur” mirë këtë “tradhti” nga Fernandez, por janë gati të “hakmerren” ndaj PSG-së. Emmanuel Mbemba, mbrojtësi 17-vjeçar i PSG-së, nuk ka pranuar të nënshkruajë kontratën e re me parizienët dhe po mendon largimin.
Pas hezitimit të mbrojtësit për të rinovuar, duket se qëndron pikërisht Barcelona. Katalanasit kanë gjetur gjuhën e përbashkët me mbrojtësin e ri dhe tani presin verën për të finalizuar marrëveshjen me të.
Teilen: