Saturday, 28. March 2026
Futboll

Bëhet virale video e Getafes duke festuar fitoren historike ndaj Real Madridit

GS 03/03/2026 1 Min. Lesezeit

Lojtarët e Getafes kanë festuar maksimalisht në zhveshtoret e tyre fitoren e madhe në udhëtim te Real Madridit të hënën mbrëma dhe video e festës së tyre është bërë virale tashmë në rrjetet sociale.

Getafe arriti një fitore të madhe duke mposhtur Real Madridin me rezultat 0-1 në ndeshjen e xhiros së 26-të të La Ligës. Vizitorët triumfuan në Santiago Bernabeu me një gol nga Martin Satriano në minutën e 39-të.

Gabimi e la Real Madridin në kuotën e 60 pikëve, katër pikë pas liderëve të Barcelonës, ndërsa Getafe u ngjit në vendin e 11-të me 32 pikë.

They’re crazy, but they’re MY CRAZY ONES.

💙😍😂pic.twitter.com/NaSjU5O2gQ

— Getafe C.F. English (@GetafeCFen) March 2, 2026Festa filloi në fushë, por hiti më i madh ishte videoja e lojtarëve të Getafes duke festuar në dhomën e zhveshjes së Bernabeut.

Lojtarët u ngjitën në një tavolinë me pije dhe një altoparlant të madh dhe kërcyen.

Teilen: