Milan do të bëjë me patjetër të paktën një përforcim për sulmin për sezonin e ardhshëm. Kuqezinjtë po ndjekin shumë emra, ndërkohë që një alternativë e re ka dalë së fundmi në skenë.
“La Gazzetta dello Sport” zbulon se Milan po monitoron situatën e Nicolas Jackson, sulmuesit të Chelsea-t që është i hauzuar te Bayern deri në fund të sezonit. Bavarezët kanë të drejtën e blerjes për 60 milionë euro, por duke parë formën e dobët të senegalezit, ku ka shënuar vetëm 5 gola, sulmuesi do të rikthehet te Chelsea në fund të sezonit.
Por, rikthimi i Nicolas Jackson te “Blutë” do të jetë i përkohshëm, pasi nuk bën pjesë në projektin e Liam Rosenior. Një nga mundësitë më të mëdha është transferimi te Milan, gjithmonë në formë huazimi pasi vështirë se kuqezinjtë mund të paguajnë shifrën 60 milionë euro që kërkon Chelsea.