I aktivizuar vetëm në 11 ndeshje këtë sezon, ku ka shënuar vetëm 1 gol në Kupën e Italisë, Santiago Gimenez sipas të gjitha gjasave po përjeton muajt i fundit si lojtar i Milanit.
I transferuar në merkaton dimërore të viit 2025 për 35 milionë euro nga Feyenoord, Gimenez ka rezultuar një dështim i plotë deri tani dhe nuk e ka justifikuar aspak shumën e paguar për të.
Në këtë situatë, largimi nga kuqezinjtë në fund të sezonit është shumë i mundshëm. “Football Insider” zbulon se për meksikanin ka një interes të madh nga Sunderland, ekipi anglez beson ende te cilësitë e Gimenez dhe është gati ta bindë atë për këtë aventurë të re.
Përsa i përket Milanit, klubi kuqezi është shumë i gatshëm të lejojë largimin e Gimenez, mjafton që oferta të jetë në shifrat e përafërta me atë që u pagua për kartonin e tij. Në rast të një oferte 30-35 milionë euro, Milan është gati të ndajë rrugët me Gimenez.