Thursday, 5. March 2026
Futboll

Ricci: Titulli është një ëndërr, por mendojmë vetëm për Interin. Derbi në familje? Ja e vërteta

GS 05/03/2026 1 Min. Lesezeit

“Titulli është një ëndërr, por tani mendojmë vetëm për derbin”. Pak ditë para përballjes me Interin, Samuele Ricci qëndron me këmbë në tokë dhe përqendrohet te sfida e së dielës kundër rivalëve ndërqytetas në “San Siro”:

“Objektivi ynë është Champions League. Jemi në një moment të mirë, edhe pse kemi humbur disa pikë në ndeshjet e fundit. Aktualisht kemi një avantazh të mirë ndaj vendit të pestë, por ende nuk ka përfunduar. Ëndrra e titullit ekziston, jetojmë për këtë. Tani mendojmë për ndeshjen derbi, e cila si gjithmonë mbetet e paparashikueshme. Si e tillë duhet përgatitur në mënyrë perfekte”.

Për marrëdhënien me Allegrin: “Kemi të njëjtin sens humori. Aktualisht ai më sheh më shumë si mesfushor, sepse si Modric, ashtu edhe Jashari po bëjnë shumë mirë në këtë periudhë. Për mua e rëndësishme është të luaj, edhe nëse hyj gjatë ndeshjes”.

Në fund foli për partneren Eleonora Incardona: “Tani bën tifo për mua, nuk e di nëse më parë ishte zikaltër. Tani është në anën time”.

Teilen: