Thursday, 5. March 2026
Futboll

“Leao është i paparashikueshëm; mund të shënojë 2 gola në 2 minuta”

GS 05/03/2026 1 Min. Lesezeit

Christian Vieri, ish-sulmuesi i shquar italian, foli për derbin e Madoninës në një intervistë për “La Repubblica”: “Interi është shumë mirë, ka lojtarë që po bëjnë mrekulli. Pio Esposito shpërtheu këtë sezon, Bonny po luan mirë. Milani mori një sulmues të ri në janar, Füllkrug, që ende duhet të gjejë vazhdimësinë, por mbetet i rrezikshëm.

Leao është gjithmonë i paparashikueshëm; mund të zhduket pesë minuta dhe pastaj të shënojë dy gola në dy minuta. Është i vështirë për t’u mbajtur dhe për t’u kuptuar. Sulmuesit vendosin ndeshjet, ‘San Siro’ do të jetë plot, është bukur për publikun”.

Për deklaratën e Leaos mbi derbin si çështje “jetë a vdekje”, Vieri tha se i duket ekzagjerim, por shtoi se janë ndeshje që çdo lojtar dëshiron t’i luajë, pasi janë arsyeja për të nisur karrierën, me stadiumin plot dhe gjithë bota duke e ndjekur. Ai kujtoi gjithashtu se ka përballuar lojtarët më të mirë të botës dhe se fitorja është thelbësore për qytetin, tifozët dhe skuadrën.

Teilen: