Paul Scholes, legjendë e Manchester United, kritikoi ish-shokun e tij dhe tani trajnerin e “Djajve të Kuq”, Michael Carrick, duke thënë se “ekipi ka qenë katastrofë në 4 ndeshjet e fundit”.
Pas humbjes ndaj Newcastle United, ku Manchesteri nuk mori pikë edhe pse luajti mbi 45 minuta me një lojtar më shumë për shkak të daljes me karton të Jacob Ramsey, Scholes postoi në Instagram: “Michael është padyshim i veçantë…, sepse Manchester United ka qenë katastrofë në katër ndeshjet e fundit. Natën e mirë”). Ish-mesfushori përmendi edhe Sandro Tonali, shoqëruar me një zemër (emoji).
Scholes dhe Carrick ndanë dhomën e zhveshjes te “Djajtë e Kuq” nga viti 2006 deri më 2013, luajtën 160 ndeshje së bashku dhe fituan 8 trofe, përfshirë 5 Premier League dhe një Champions League. Megjithatë, Scholes, tani komentator në televizionet britanike dhe pjesëmarrës në disa podcast-e, duket se nuk ka marrëdhënie të mirë me ish-shokun e tij të mesfushës.