Andrea Ranocchia, ish-mbrojtësi i Interit, foli për “Tuttosport” para derbit të Madoninës: “Nëse Interi fiton, mund të jetë hap vendimtar për titullin, përndryshe nuk besoj”. Ai shtoi: “Skuadra e Chivu ka një avantazh të madh, sepse mungojnë pak ndeshje deri në fund të kampionatit. Pasi janë eliminuar nga Champions League, zikaltrit mund të përqendrohen vetëm te Serie A. Pra, nëse fiton derbin e së dielës, Interi do ta ketë titullin në dorë”.
Për ndikimin e eliminimit nga Champions-i, ish-mbrojtësi zikaltër theksoi: “Nuk besoj… Bëhet fjalë për një skuadër të fortë, solide, me një grup të gjerë dhe cilësor lojtarësh”. Ai shtoi se Champions-i mbetet një objektiv për Interin, por ky është kompeticion i vështirë dhe nuk mund të pretendohet gjithmonë të arrihet deri në fund si vitet e fundit.