Thursday, 5. March 2026
Futboll

Arbeloa: Këtu nuk shërben të shpjegosh humbjen, vetëm të fitosh

GS 05/03/2026 1 Min. Lesezeit

“Kur shkon 3-0, është shumë e lehtë ta veshësh këtë fanellë…, por momenti për t’u parë është tani, në vështirësi”, – tha Arbeloa. Pyetjes “ta mbarosh sezonin pa trofe”, ai nuk i dha përgjigje, përveç angazhimit ndeshje pas ndeshjeje:

“Gjithçka në mendjen time është Celta, nuk mendoj për asgjë tjetër”. Për nivelin e lojës, Arbeloa ishte kritik: “Jam shumë i vetëdijshëm që ekipi mund të luajë më mirë, këtu nuk shërben të shpjegosh humbjen, vetëm të fitosh”.

Për Mbappé: “Bisedoj me të çdo ditë, kemi lajme të mira. Çdo ditë bëhet më mirë”. Mbi të lënduarit: “Gjithçka ndiqet nga stafi mjekësor i klubit”. Trajneri konfirmoi se Alaba nuk do të luajë në Balaídos, duke vështirësuar situatën e qendërmbrojtësve, dhe mbrojti Huijsen e Mastantuono nga kritikat.

Teilen: